Në listën e rrezikut Shqipëria dhe Kosova, ndryshon ora e rënies se raketës kineze në tokë

Sipas një qendre amerikane për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze që ka dalë nga kontrolli pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose në orët e para të së dielës.

Advertisements

Kjo qendër ka publikuar edhe një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata “Aerospace Corporation” tha se parashikimi më i ri nga Qendra e saj për Studime të Rihyrjes dhe Mbetjeve në Orbitë është që hyrja e raketës “March 5B” të ndodhë tetë orë më herët ose tetë orë më vonë se 6 e 19 minuta sipas ores tone lokale.

Advertisements

Në hartën me rënie të mundshme të raketës përfshihen pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, territori i plotë i Azisë, pjesa lindore e Afrikës, Oqeani Indian, rreth gjysma e Oqeanit Paqësor, Australia me Oqeani dhe pjesa veriperëndimore e Amerikës Veriore, përfshirë Alaskën e ShBA-së dhe një pjesë të territorit të Kanadasë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSuper shpikja më e fundit/ Merr fund ankthi i tërmeteve? Zbulohet plani si do lajmërohen njerëzit para se lëkundjet të fillojnë
Artikulli tjetërAmbasada Gjermane jep lajmin e mirë për Shqipërinë, zbulon çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme