I fundit! Shteti europian më i preferuar heq karantinën me Shqipërinë

Shqipëria nuk konsiderohet më një vend me rrezik të lartë të Covid-19 për Gjermaninë. Shteti europian i preferuar i shqiptarëve e ka nxjerrë vendin tonë nga zona e kuqe e rrezikut për infektim.

Advertisements

Kjo gjë është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch. Karantina e detyrueshme 10 ditore do të hiqet përfundimisht.

Në këtë deklaratë bëhet me dije se Shqipëria bën pjesë në vendet që kanë paraqitur rrezikshmëri të ulët gjatë 10 ditëve të fundit dhe situata nuk është më problematike. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga janari. Nga 9 Maji këto masa do të hyjnë në fuqi dhe për qytetarët shqiptarë që do të hyjnë në Gjermani është e nevojshme prova e një testi negativ PCR.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Fituam ndaj Covid19”, mjeku Kalo jep lajmin e munguar prej më shumë se një viti
Artikulli tjetërÇfarë e shkakton plakjen e trurit? Ja mënyrat më të mira për mendje të mprehtë