Erlindi publikon mesazhet: Ja çfarë kam folur me Sarën pas largimit nga ‘Përputhen’

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Erlindi ishte sot i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai tha se vendosi të bëhej pjesë e programit, jo vetëm për t’u njohur me vajzat, por edhe për t’u rritur si person.

Advertisements

Gjatë intervistës, Erlindi zbuloi se ka ruajtur kontaktet me Sarën edhe pas largimit nga “Përputhen”. Ish-konkurrenti u shpreh se bëjnë biseda normale dhe miqësore.

Advertisements

I pyetur nëse i vjen keq që nuk e ka vazhduar dot njohjen me të, ai u përgjigj troç. “Të them të drejtën nuk do kisha parapëlqyer ta kisha zhvilluar, sepse nëse do doja do e kisha thënë publikisht. Vajzat nga një pëlqim kalojnë në një tjetër në emision. Nuk më ka ngelur peng”, tha Erlindi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFeston ditëlindjen, Eduarti i bën surprizën e mrekullueshme Arbanës
Artikulli tjetërShkarkimi i presidentit Meta! Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë, ja çfarë vendimi pritet të merret