Qielli mbulohet nga shtëllunga të mëdha tymi, shpërthen vullkani në Indonezi (video)

Pasditen e sotme ka shpërthyer vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si nga shpërthimi janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi.

Advertisements

Sipas raportimeve, shpërthimi i vullkanit ka vendosur në rrezik jetën e banorëve në qytetin Karo.

Shpërthimi i parë, që ishte dhe më i fuqishmi është shoqëruar me 15 shpërthime të tjera.

Advertisements

Ar men Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani.

Sipas tij, autoritetet duhet të këshillojnë njerëzit të bra ktisin shtëpitë, e të paktën, të qëndrojnë rreth 5 kilometra larg vendit ku ndodhet vullkani. Sinabung është 2.600 metra i lartë.

Pas 400 vitesh qetësi, ajo u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010, dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRaketa kineze vazhdon të mbetet jashtë kontrollit, ‘zonës së kuqe’ i shtohet edhe Shqipëria
Artikulli tjetër4 mënyrat si ta kuptoni se ‘Shoqja’ pëlqen të dashurin tuaj