Sa vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri? Manastirliu zbluon shifrat

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë.

Advertisements

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në një postim në “Facebook”, Manastirliu shkruan se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

Të gjithë këtë proces, ajo e ka konsideruar si shembullorë, e për këtë, falenderon ekipet mjekësore.

Advertisements

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore ”, shkruan Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Rusi? Vladimir Putin nxjerr raketat bërthamore
Artikulli tjetërRaketa kineze vazhdon të mbetet jashtë kontrollit, ‘zonës së kuqe’ i shtohet edhe Shqipëria