Shkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor nuk humbet kohë, mblidhet me urgjencë

Ditën e sotme Parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta, me 97 vota pro.

Advertisements

Mesa duket mazhoranca ka vendosur të mos humbasë kohë dhe mbledhja e parë e këtij komisioni do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Kujtojmë që një ditë më parë u publikuan edhe emrat e deputetëve në Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Advertisements

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

I pari që artikuloi fjalën shkarkim ishte Kryeministri Edi Rama, i cili menjëherë sapo mësoi se ka fituar zgjedhjet e 25 prillit u shpreh se Ilir Meta do të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, duke shtuar se Ilir Meta e ka marrë ndëshkimin nga populli në zgjedhjet e 25 prillit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë, nëna mbyt aksidentalisht beben kur bie mbi të pas atakut kardiak
Artikulli tjetërLajmi fundit/ OBSH merr vendimin e papritur për përdorimin e vaksinës kineze Sinopharm