Covid në Kosovë/ Gjendja e rëndë në 24 orët e fundit, 170 infektime dhe 4 humbje jete mes tyre një 1 vjeçar

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar shifrat e 24 orëve të fundit të infektimeve dhe humbjeve te jetes nga COVID.

Advertisements

Sipas tyre, gjatë kësaj kohe në Kosovë, janë regjistruar 170 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë bet ejën me virusin 4 qytetarë.

Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 389 qytetarë.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të humbjes se jetes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të humbjes se jetes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gja kovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste,
Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇmenduri! Ja çfarë shume marramendëse ka kërkuar konkurrenti i “Përputhen”, vetëm për një story në Instagram (foto)
Artikulli tjetërKoncerti i tij u anulua për shkak të Covid, ja kur do të vijë Maluma në Tiranë