Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen 3 mjete, plagosen 4 persona(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, ku janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

Advertisements

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër është devijuar në rrugën dytësore Kakarriq- Gjadër. Siç shihet nga pamjet makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbardhet lista e plotë e deputetëve që do të marrin nën hetim Presidentin, bie ne sy ish-aleati i ngushtë i Metës
Artikulli tjetërI plotësohet amaneti/ Humbi betejën me COVID, përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur Guljem Radoja, regjisorja shpërthen në lot