Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Advertisements
Pas orëve të mesditës, mot do jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Advertisements
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10°C deri në 25°C;
zonat e ulëta 11°C deri në 27°C;
zonat bregdetare 13°C deri në 25°C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!