Pasaporta jeshile e vaksinimit/ A do pengohen shqiptarët që të udhëtojnë? Flasin ekspertët e shëndetësisë

Ndonëse vaksina Coronavac është marrë në shqyrtim nga Agjensia Europiane e barnave për t’i dhënë ose jo ok për tregtim, një pjesë e shqiptarëve që janë vaksinuar me te, presin me padurim pasi kështu mund të udhëtojnë pa pen gesa drejt vendeve të Bashkimit Evropian .

Advertisements

Një nga anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, Alban Ylli thotë se përgjigjae certifikimit të vaksinës kineze dhe asaj ruse nuk do të zgjatet në kohë si për vakinsat e tjera dhe sipas tij nuk do të ketë pengesa për lëvizje drejt vendeve të BE-së për ata që janë vaksinuar me këto dy vaksina.

Por edhe në rast se këto dy vaksina nuk do të miratohen, që gjasat janë të pakta pasi studime të ndryshme kanë vërtetuar imunitetin që ato krijojnë , Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me ri sk të ulët për përhapjen e virusit covid dhe nuk ka përse shqiptarët të pengohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE .

Advertisements

Gjithsesi deri më tani lejohen të udhëtojnë ata që vërtetojnë se e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar prej covid dhe ata të cilët janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga EMA si Pfizer, Astrazeneca, Jonson and Jonson dhe Moderna.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGazetari i nxjerr Fatmir Mediut pasaportën me mbiemër fals: Mund t’i shpëtojë drejtësisë nëse…
Artikulli tjetër“Mungoi që të pengonte punën për shkarkimin e tij”, reagon presidenti: Shpifje dhe blofe të Kuvendit njëpartiak