“Ne i duhemi Evropës!”/ Rama flet nga Italia: Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet evropian

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence është shprehur se Shqipëria do të bëhet do të bëhet shtet evropian edhe nëse nuk futet në BE.

Advertisements

Ai gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu sic Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPunëtori u dogj brenda kompanisë së naftës, gjykata merr vendimin për shefin e sigurimit teknik
Artikulli tjetërKjo është shuma ‘marramendëse’ që kërkoi çifti i “Për’puthen” për të bërë një intervistë