E dhimbshme, vdes 13 vjeçari nga Rahoveci që po kërkonte ndihmë për shërim

Erhan Erhan Mushla, 13-vjeçari nga Rahoveci, vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe operacioni i tij duhet të bëhej jashtë vendit.

Advertisements

Mirëpo, fatkeqësisht, ai nuk i mbijetoi sëmundjes, duke ndërruar jetë sot, shkruan Syri Kosova.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook zyrtarët e shkollës ku ai mësoi.

“Na la një shok i mirë, e pabesueshme Erhan që ike kaq shpejtë, Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd. Shokët dhe shoqet e klasës VII/1 SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec.

Advertisements

E nderuara familja Mushla me dhembje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Erhanit, ndajmë dhembjen me humbjen e nxënësit të nderuar, shembëlltyra e tij prej një nxënësi shembullor do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një kujtim i paharruar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit e tij, për kohë të gjatë do t’a ndiejmë mungesën e Erhanit.

Drejtoria e shkollës dhe Këshilli i Arsimtarëve SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec” thuhet në njoftim.

Ngushëllime familjes.

https://www.facebook.com/276584922450923/photos/a.458145304294883/3686635391445842/?type=3

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë nga Siria: Më shpëtoni!
Artikulli tjetërI quajtën ‘femrash’, zbulohet vlera marramendëse e unazës dhe orës së Cristiano Ronaldos