Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjatë ditës së sotme janë kryer 19.197 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa që prej fillimit të fushatës janë kryer 556.584 vaksinime në total.
Advertisements
Ajo shprehet se vaksinimi masiv nuk do të ndalet, duke u shtrirë në çdo cep të Shqipërisë, ndërsa shton se janë kryer më shumë se 550 mijë vaksinime.
“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”, shkruan Manastirliu në Facebook.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!