Nuk shikohet më si zonë rreziku, Shqipëria del nga harta e kuqe e Covid në botë

Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid në hartën botërore për situatën e pandemisë. Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, tha për Tv Klan se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.

Advertisements

“Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda.

Sipas mjekut Sallabanda, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë.

Advertisements

“Unë mendoj se Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit. Shqipëria nga të dhënat e BE është vendi i dytë në Europë që po e kalon më lehtë dhe po del më lehtësisht nga kjo pandemi”.

Përmirësimi i situatës ka dy faktorë.

“Dhe kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-in”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU vaksinua me Astra-Zeneca, gruaja ndërron jetë pak orë më vonë
Artikulli tjetërNuk ndalet imunizimi, Manastirliu: Sot i kaluam më shumë se 550 mijë vaksinime