Shuhet Guljelm Radoja, Berisha mesazh: Do jetojë gjithmonë në rolet e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja. Berisha thotë se ai ishte një prej artistëve më të dashur të skenës dhe teatrit për publikun shqiptar.

Advertisements

Ai thekson se me krijimtarinë e tij të pasur, Radoja do jetojë gjithmonë në rolet e personazheve që ai me pasion interpretori në filma dhe skena teatrosh.

“Guljelm Radoja mbylli syte pergjithmone! Miq, Guljelm Radoja, njeri prej artisteve me te dashur te skenes se theatrit dhe filmit per publikun shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Advertisements

Me krijimtarine tij te pasur dhe cilesore Guljelmi do jetoje gjithmone ne rolet e dhjetra e dhjetra personazheve qe ai me pasion dhe mjeshetri i interpretoi ne filma dhe skena theatrosh.

Me kete rast, se bashku me mirenjohjen e thelle per kontributin e shquar e te pavdekshem te Guljelm Radojes, i shpreh familjes dhe te afermve e miqve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e amshuar. Amin. Sb”, shkruan Sali Berisha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdhe një javë kohë! Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet e programit ose do të bllokohen
Artikulli tjetërU vaksinua me Astra-Zeneca, gruaja ndërron jetë pak orë më vonë