Nga heqja e karantinës tek çmimet, pse shqiptarët po largohen drejt Dubait për pushime

Gjithmonë e më shumë shqiptarët po ikin ne Dubai për të pushuar, kjo për shkak të mungesës së karantinimit të detyruar por edhe cmimeve të arsyeshme. Shumica e pushuesve qe zgjedhin këtë vend janë të rinj.

Advertisements

“Një avion me 186 plus, të jetë plot në ikje plot në kthim në Dubani nuk besoj se ishte e pritshme për Shqipërinë, por ja që ja arritëm kësaj dite.”
Interesin e lartë të shqiptarëve për të pushuar disa ditë në Dubai, eksperti i turizmit Feriold Ozuni e shpjegon me mungesën e protokolleve për shkak të covid.
Ndërkohe edhe vendi ynë është i vetmi që nuk kërkon karantinim të detyruar për ata që vijnë prej Dubait.

“Automatikisht edhe çmimet ranë, ranë sepse në Dubani vërtet kishin të gjithë akses por nuk kishin të gjithë akses për t’u kthyer mbrapsht në vendin e tyre pa karantinë. Ne në Shqipëri nuk e kishim këtë obligim kështu që na u duk një vend ku mund të kalonim këtë stresin pandemik,” thotë Ozuni.

Advertisements

Por cilat janë grupmoshat që i kanë sytë nga Dubai? Më të interesuarit janë ata deri në 40 vjeç, çiftet apo grupe miqsh.

“Preferohet nga çiftet, nga grupet shoqërore, kryesisht moshat deri në 45 maksimumi 50 vjeç. Kjo për faktin sepse Dubai dhe gjithë zona përreth është një zonë e nxehtë,” tha Ozuni.

Ndërsa për moshat e treta, ky atraksion turistik duket se nuk është i përshtatshëm, kjo për shkak të temperaturave të larta, të cilat mund të arrijnë deri në 40 gradë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Alarm dhe rrezik real nga vaksina kineze”, as OBSH nuk e rekomandon
Artikulli tjetërVuçiç bën paralajmërim e fortë për shqiptarët e Kosovës: Mos na kërcënoni me…