Newsbomb ka siguruar pamjet e momentit kur një nga autorët e grabitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë vrapon nga frika, i maskuar dhe me qesen e lekëve në dorë.
Advertisements
Me maskë dhe kapuç, me dorashka ai vrapon teksa vazhdimisht kthen kokën pas, mirëpo nuk i ka shpëtuar kamerave. Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.
Persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.
Advertisements
Mendohet se grabitësit e kishin ruajtur dhe kishin informata për lëvizjet që do të bënte ai. Ata e pikasën, e sulmuan dhe më pas i morën lekët. Kur po largoheshin me motorr ata u përplasën, por e lanë aty motorrin dhe u larguan nëpër rrugica. Policia është duke mbledhur informacion nga dëshmitarë në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!