19886 doza kundër COVID-19 janë injektuar sot në Shqipëri, ndërsa në total numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka shkuar në 537387 qytetarë.
Advertisements
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi po ecën me ritme shumë të mira.
Advertisements
“Vaksinimi nuk ndalet. Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin. Shqipëria buzëqesh” shkruan ministrja. Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!