Në përfundim të mbledhjes së deputetëve të zgjedhur të Partisë Demokratike dhe kandidatëve jo fitues, u hodh më shumë dritë në lidhje me axhendën e kësaj force politike në ditët në vijim dhe aksionin e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Burime bëjnë me dije se ka qenë deputeti Gjekmarkaj ai i cili ka insistuar për të marrë një përgjigje nëse Partia Demokratike do të rikthehet në parlament apo jo.
Advertisements
Në përgjigjen e tij kryedemokrati Basha u shpreh se do të konsumohet çdo hapësirë përfshirë edhe parlamentin, çka do të thotë që në opozita do të jetë në parlamentin e ardhshëm.
Nga ana tjetër deputeti i Dibrës Xhelal Mziu, në një prononcim për FaxNews u shpreh se aktualisht PD do të vijojë të mbledhë provat që faktojnë manipulimet zgjedhore të 25 Prillit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!