Një 18-vjeçar vr.au sot tre fëmijë dhe një mësues me një th.ikë në një institucion arsimor në Saudades, në shtetin brazilian Santa Catarina.
Advertisements
I dyshuari u arr.estua, raporton mediumi brazilian “Globo”, sipas së cilit 18-vjeçari go.diti me thi.kë edhe trupin e tij dhe u dërgua në një gjendje të rëndë në një spital lokal pas k.rimit.
Guvernatorja e shtetit, Daniela Reinehr, dekretoi një zi zyrtare tre-ditore.
Advertisements
“Shpreh trishtim të thellë dhe ofroj solidaritetin tim. Vendosa që Qeveria duhet t’u japë të gjithë mbështetjen e nevojshme familjeve”, shkroi ajo në deklaratë.
Kryebashkiaku i qytetit Maciel Schneider, tha se të gjitha klasat e mësimit u anuluan këtë javë.
“Është një moment shumë i trishtuar në qytetin tonë të vogël. Ne vendosëm të dekretojmë zinë zyrtare, anulojmë të gjitha klasat këtë javë. Ne vendosim ekipet tona shëndetësore (në dispozicion), psikologët po shoqërojnë familjet”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!