Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes COVID-19 në Gjermani, nuk do të duhet të respektojnë më orën policore apo kufizimet e kontakteve. Kabineti gjerman u dakordua për këtë projektligj të martën, ndërsa ai duhet të miratohet edhe nga Parlamenti. Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se pret që ligji të hyjë në fuqi nga kjo javë.
Advertisements
Ai do të vlente edhe për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19. Duhet të ketë një “arsye të mirë” për çdo kufizim në jetën publike, tha Lambrecht.
“Sapo kjo arsye të pushojë së ekzistuari… kufizimet nuk duhet të ekzistojnë më”, tha ajo. Sipas masave të miratuara në muajin prill, zonat në Gjermani, ku regjistrohen mbi 100 infektime të reja në 100,000 banorë për shtatë ditë me radhë, duhet të vendosin orë policore gjatë natës, ndërsa njerëzit mund të takojnë vetëm një person të një familjeje tjetër gjatë ditës.
Advertisements
Por, njerëzit që janë vaksinuar, ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe, rrjedhimisht, kanë imunitet natyror, duhet të përjashtohen nga këto rregulla, tha Lambrecht. Gjermania ka qenë në nivele të ndryshme izolimi, për shkak të sëmundjes COVID-19, qysh në muajin nëntor.
Ky vend ka regjistruar mbi 3.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 83,000 viktima. Fushata e vaksinimit ka nisur të intensifikohet ditëve të fundit. Javën e kaluar, mbi 1 milion doza vaksina janë dhënë vetëm në një ditë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!