Aktori i njohur shqiptar në gjendje të rëndë nga Covid-19, e fusin në intubim

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori Guljelm Radoja është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Është mësuar se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Sipas “Report Tv” pasojat që Covid-19 i kanë lënë aktorit i kanë rënduar gjendjen shëndetësore.

Advertisements

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha në një intervistë për “Shqipëria Live” se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve për masat e kufizimeve, a do kemi pasaporta Covid?
Artikulli tjetërZbulohet një asteroid që po i afrohet tokës me shpejtësi, çfarë thonë shkencëtarët për Shqipërinë