Një ngjarje e rëndë është shënuar në Iran.
Advertisements
Sipas BBC, një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran, ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa shumë katëshe ku jetonte. Një zëdhënës i urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e bëri të ditur emrin e saj.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ministria e Jashtme zvicerane, e cila konfirmoi se punonjësja e tyre ka ndërruar jetë në një incident.
Advertisements
“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vde kja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.
Ministria shtoi ndër të tjera, se orët e fundit është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të ndjerës dhe autoritetet iraniane.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!