Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Lulzim Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, se përfundon si Azemi ose Olldashi

“Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.”

Advertisements

Kështu shkruan analisti dhe politikani Kreshnik Spahiu, për mundësinë e një bashkëpunimi mes PS dhe PD. Ky koment i tij vjen pas deklaratës që bëri dje kryeministri Rama, i cili tha se është gati për bashkëpunim “pa kufij” me PD.

Sipas Spahiut, zgjedhjet lokale për bashkitë nuk do të mbahen para 2023, kur dhe është afati zyrtar, si dhe jep dy arsye pse sipas tij s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

Advertisements

“1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:
– PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.
– Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

2 – Zgjedhje lokale për bashkitë nuk do ketë para vitit 2023. Kjo ndodh për shkak se nuk pranon PD dhe jo PS. Nëse do bëheshin zgjedhje lokale në këto momente Partia Demokratike është e shpar talluar nga humbja dhe fiton vetëm Bashkinë e Tropojës”, shkruan Spahiu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonfirmohen kandidatët fitues për Tiranën, kush janë surprizat dhe si renditen deputetët e PD
Artikulli tjetër“Ne do ti çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim direkt në Shqipëri”/Rama publikon videon e aeroportit të Vlorës