Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren, i kthen reston Ramës ne mënyrën më diplomatike

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri ka dy ditë që është bërë publik, mirëpo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zgjodhi të reagojë mbrëmjen e djeshme duke uruar PS për fitoren dhe PD për fushatën elektorale.

Advertisements

Në urimin e saj të shkurtër, nuk përmend në asnjë rresht bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe “ka harruar” Ramën në urimin e saj “të ftohtë”.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Advertisements

Postimi
Kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente, Edi Rama bëri një postim të shkurtër dhe të “thatë” duke shkruar se zgjedhja e presidentit i hap rrugë realizimit të programit qeverisës së Albin Kurtit, duke shtuar një urim: Qoftë punë e mbarë për popullin!

Pse janë kaq ‘të ftohta’ marëdhëniet mes Ramës dhe Vjosës?

“Krisja” mes Ramës dhe Osmanit u vu re gjatë vizitës së saj zyrtare si presidente në detyrë e Kosovës, disa kohë pas largimit të Hashim Thaçit për t’u gjykuar në Hagë. Osmani takoi dhe zhvilloi konferencë për shtyp me të gjithë kokat e politikës shqiptare përveç kryeministrit Rama, i cili nuk denjoi as të dëgjonte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTemperatura deri në 30°C dhe mot i kthjellët, ja parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërUjë, mjaltë e limon esëll, çfarë benefitesh të rëndësishme ka ta pini në mëngjes