Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaronte se kishte marrë para, 200 mijë lekë të vjetra për katër vota, dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë policia e Lezhës ka nisur hetimet.
Advertisements
Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë raportoi për “BalkanWeb” se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.
Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!