OBSH jep paralajmërimin e fortë, për shtetet që duan të lehtësojnë masat anti-Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koron avirusit mund të shkaktojë një “stu hi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi.

Advertisements

Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

Advertisements

“Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend”, tha Kluge.

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo”, shtoi ai.
I ashtuquajturi variant indian i koron avirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vde kje pr urës sesa llojet e tjera të virusit.

Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus.

Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.
India raportoi të enjten shifra rekorde të të infektuarve dhe vi kti mave nga koronavirusi.

Autoritetet thanë se kanë regjistruar 379,257 raste të reja në 24 orë dhe 3,645 vi kti ma.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar tashmë 18.3 milionë, ndërsa i vi kti mave është 204,832.

India është duke kaluar valën më të rëndë të pandemisë, e cila ka shpërthyer pranverën e vitit të kaluar.

Spitalet e saj janë të mbingarkuara, ndërsa raportohet për mungesa medikamentesh, përfshirë oksigjenin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një për zonjën dhe një për vete, ti mbaj Ben Ahmetajn”/ Rama në familjen tropojane, ngrihet dhe merr tabakanë e iu mbush gotat (video)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident në Tiranë, “Benzit” i prìtet rruga dhe bëhet ‘copash’ (foto)