Kim takon Ramën pas fitores së mandatit të tretë, ja dhurata që u fut me shpejtësi në bagazhin e makinës(Video)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, menjëherë pasi ky i fundit fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Advertisements

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Kim del nga kryeministria me një pako në dorë, që duket një dhuratë që kreu i qeverisë i ka bërë diplomates në Tiranë.

Dhurata futet me shpejtësi në bagazhin e makinës nga shoqëruesit e Kim, ndërkohë që as Rama dhe as ambasadorja nuk kanë reaguar pas këtij takimi që zgjati pothuajse një orë.

Advertisements

Diplomatja amerikane pritet që po sot të zhvillojë një takim dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin ka shprehur vazhdimisht vlerësimet e saj, për mënyrën sesi e menaxhoi fushatën elektorale.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane kërkoi nga të gjitha palët politike që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas saj kjo i shërben vendit, dhe të ardhmes europiane të tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHumbi mandatin e deputetes, reagon për herë të parë Rudina Hajdari dhe ka një paralajmërim
Artikulli tjetër10 vite më parë, do habiteni si dukej Dua Lipa në adoleshencë