Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, ndërron jetë një grua

Një grua ka humbur jetën pas një aksident të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës këtë të Mërkurë.

Advertisements

Policia njoftoi se rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M.K. dhe Sh.P.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh.Ç., 60 vjeçe.

Advertisements

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPSG nuk dorëzohet/ Kontratë 2-vjeçare dhe një shifër stratosferike, e ardhmja e Messit e paqartë
Artikulli tjetërOriola Marashi perfekte, “çmend” dhe ish të dashurën e Neymar