Nis faza e dytë, numërimi i votave të kandidatëve! Gara për vendin në Kuvend bëhet e fortë

TIRANË– Sot në orën 09:00 do të nisë zyrtarisht dhe procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga listat e partive politike. Procesi i numërimit nisi ditën e djeshme për disa qendra votimit mirëpo u ndërpre në orën 00:00, për të rinisur ditën e sotme në orën 09:00.

Advertisements

Deri tani procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Bashkinë Poliçan, ku kandidati më i votuar është Blendi Klosi me 1833 vota. Kandidati për deputet më i votuar në vend, deri tani, është vetë kryeministri Edi Rama. Në listën e Vlorës, Rama ka marrë 10 mijë e 117 vota, duke thyer edhe herësin e votave. I dyti në radhë vjen Flamur Hoxha, nga lista e PD-së në Kukës.

Dhjetë kandidatë më të votuar në vend deri më tani janë:

Advertisements

Edi Kristaq Rama PS-Vlorë Flamur Lutfi Hoxha PD-AN-Kukës Aurora Xhavit Mara PS-Dibër Saimir Shpend Hasalla PS-Elbasan Niko Aleks Peleshi PS-Korccë Damian Lekë Gjiknuri PS-Vlorë Vullnet Ruzhdi Sinaj PS- Vlorë Gerta Shyqyri Duraku PS-Kukës Blendi Pellumb Klosi PS-Berat Isuf Zenel Celaj PD-AN-Kukës
Në një nga vendet që ka nisur dhe është ndërprerë numërimi i votave për kandidatët është në Librazhd, ku PD-ja ka tërhequr komisionerët e saj për arsye të paqarta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBoiken Abazi nuk heq dorë: Mund ta kem fituar mandatin në Tiranë, do kërkojmë rinumërim votash
Artikulli tjetërE dhimbshme/ Po pastronte dritaret e apartamentit, 27-vjeçarja bie nga kati i 21