FINIQ-Në bashkinë e Finiqit është raportuar ditën e djeshme një rast i paprecedentë ku mungonin 505 fletë votimi të papërdorura.
Advertisements
Në fshatin Livinë të bashkisë së Finiqit janë 600 banorë me të drejtë vote dhe aq fletë votimi janë dërguar, por të drejtën për të votuar e kanë ushtruar vetëm 95 qytetarë.
Në KZAZ e Finiqit nr 91, pasi përfundoi numërimi i kutisë nr 46/33 u vu re se pjesa e mbetur e fletëve të votimit në total prej 505 copë, mungonin.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këto fletë votimi.
Nga 95 fletët e votimit që u gjetën në kuti, 90 ishin pro një subjekti politik e 5 të tjerat ishin pro subjektit tjetër.
Advertisements
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Bashkia Finiq ka pjesëmarrjen më të ulët në votime për shkak se në të jetojnë minoritarë dhe ardhja nga Greqia ka qenë e pamunduar për shkak të karantinës.
Në këto raste kur teprojnë fletë votimi veprohet duke i vendosur ato në një zarf dhe ti dorëzojnë në KZAZ bashkë me materialet e tjera zgjedhore.
(f.m/Dosja.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!