Mijëra vota kanë dalë të pavlefshme, ja shifrat deri tani

Vijon numurimi i votave në të gjithë vendin, në disa qarqe tani më ka mbaruar numurimi dhe janë shpallllur fituesit.

Advertisements

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është se një numër i madh i votave ka dalë i pavlefshëm.

Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota. Një shifër kjo shumë e lartë.

Advertisements

Kjo ndoshta ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimit të fletës së votimit. Këtë herë ku qytetarët votuan si për partinë por edhe kandidatin, në rast kur vota është për një forcë politike dhe kandidati i përket një subjekti tjetër, ajo shpallet e pavlefshme.

Të drejtën e votimit e kishin 3 milion e 600 mijë shqiptarë, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht sesa ishte pjesmarrja në këto zgjedhje.

Deri tani janë numëruar 4619 nga 5199 kuti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKthjellime, vranësira madje dhe shi në këto zona. Ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli tjetërPartia Socialiste kryeson zgjedhjet, Edi Rama reagon për herë të parë