Kthjellime, vranësira madje dhe shi në këto zona. Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët.

Advertisements

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 27°C.

Advertisements

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, e martë 27 prill 2021
Artikulli tjetërMijëra vota kanë dalë të pavlefshme, ja shifrat deri tani