Numërohen mbi 40% e kutive të votimit, kthesë e madhe nga Partia Demokratike

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Advertisements

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka mundësuar votën e emigrantëve.

Ndërkohë, në këto zgjedhje ata që mund të vinin nga Greqia për të dhënë votën e tyre në vendlindje thuajse ka qenë e pamundur për shkak të vendimi që i detyron të karantinohen për dy javë.

Advertisements

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.

Ora 13:40 Deri tani në gjithë vendin janë numëruar mbi 40% të kutive të votimit dhe vazhdon të kryesoja Partia Socialiste me 49.4% ose 306784 vota. Partia Demokratike ka marrë deri tani 241410 vota ose 38.8 %. Më pas LSI me 7.1% ose 44160 vota dhe PSD 12329 vota ose 2%.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërfundon numërimi i votave në Pukë, rezultat i papritur
Artikulli tjetërKomisionerët neglizhojnë numërimin e votave, kjo komunë ka zero kuti të hapura