E papritur/ Numërohen fletët e votimit në mbi 1700 qendra votimi, ja kush kryeson në gjithë vendin

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Advertisements

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka mundësuar votën e emigrantëve.

Ndërkohë, në këto zgjedhje ata që mund të vinin nga Greqia për të dhënë votën e tyre në vendlindje thuajse ka qenë e pamundur për shkak të vendimi që i detyron të karantinohen për dy javë.

Advertisements

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.

Rezultatet minutë pas minute:

10:30- Nga numërimi i fletëve të votimit në 1739 QV, Partia Socialiste ka marrë 49.4% ose 240446 vota. Partia Demokratike 38.8% ose 188629 vota. Më pas renditet LSI me 34666 vota ose 7.1%.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSurprizuese, dështojnë 2 risitë e Ramës, prezantuesja e njohur lë pas Berishën
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Kaos brenda KZAZ në Fier, një vëzhgues rezulton pozitiv për Covid-19 pas testit të shpejtë