‘Opozita merr 20 mandate në Tiranë!’ Veliaj u jep ‘gajret’ numëruesve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste do të dalë nga këto zgjedhje me më shumë se 72 mandate.

Advertisements

“Por, duhet të presim me shumë durim procesin e numërimit. Fitorja që është në kutitë e numërimit duhet të numërohet, të numërohen edhe votat e kundërshtarëve tanë, edhe votat e atyre partive që nuk kanë numërues, me respektin më të madh”, tha Veliaj, duke u dhqnë pak zemër numëruesve.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë rikuperuar bindshëm rezultatin në qarkun e Tiranës krahasuar me zgjedhjet e 2017. Sipas Exit Poll të tretë të Rtv Ora dhe Antonio Notos, PD rezulton parti fituese në këtë qark me 16-18 mandate deputetësh. Pas saj vjen PS me 15-17 mandate.

Advertisements

LSI do të marrë 1-2 mandate. PSD e Tom Doshit ndërkohë mund dhe nuk mund të marrë një mandat.

Aleanca për Ndryshim, LSI së bashku me PD mund të shkojnë në 20 mandate në Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeklarata e parë e Ramës pas mbylljes së votimit, reagon Meta: Askush mos guxojë…
Artikulli tjetërHapen kutitë e para, nis numërimi i votave