Thirrja e Bashës nga Durrësi: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, çojini në kutitë e votimit

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur nga Durrësi duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të drejtohen për në kutitë e votimit.

Advertisements

Basha theksoi se të gjithë duhet të shkojnë të votojnë ndaj i kërkoi qytetarëve të Durrësit të ofrojnë ndihmën atyre që ende nuk kanë votuar.

Lulzim Basha: Shkoni trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, e familjeve tuaja, e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Edhe 2 orë e gjysmë mbyllen kutitë e votimit, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dielli po shkëlqen, të mos mbetet askush pa votuar.

Advertisements

Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve.

Top Channel/ Thirrja e Bashës nga Durrësi: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKomisionieri mbyll qendrën e votimit 3 orë para orarit zyrtar: Po rrija kot, njerëzit janë në Itali
Artikulli tjetërBasha publikon videon me VIP-at e njohur shqiptarë: Voto edhe ti!