Meta nga Fieri: Zgjedhjet ishin të mrekullueshme, tregon se jemi popull i përgjegjshëm

Presidenti Ilir Meta tha nga Fieri se zgjedhjet ishin të mrekullueshme dhe se procesi po ecën shumë mirë. Meta theksoi se kjo tregon se ne jemi një popull i përgjegjshëm.

Advertisements

‘Të zgjedhim kandidatin që do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe interesin kombëtar. Zgjedhjet ishin të mrekullueshme. Kudo procesi po ecën shumë mirë. Në Tiranë ishte një pjesëmarrje fantastike. Tregon që jemi një popull shumë i përgjegjshëm për votën. Njëkohësisht kanë treguar respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim. Deri në fund, edhe në ato dy orë që kanë mbetur deri në mbylljen e procesit të votimit. I ftoj të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar sepse nuk kanë pasur mundësi, të shkojë të japin votën e tyre, fjalën e tyre të lirë. Të rinjtë të tregojnë se Shqipëria është vendi i tyre. Mbarëvajtja e këtij procesi na rikthen në normalitetin e domosdoshëm të të gjithë institucioneve në vend. Mbarëvajtja është vendimtare në çeljen e negociatave me BE. Duhet të vazhdojmë pa u lodhur, pa u dhënë peshën e duhur këtyre problemeve të vogla. Një falënderim të veçantë e kam edhe për mediat’, tha Presidenti Meta.

Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë masive. Meta tha se kanë mbetur edhe dy orë, kështu që kushdo që nuk ka votuar ende, të shkojë dhe të votojë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKQZ publikon të dhënat: Deri në orën 16:00 pjesëmarrja e votuesve ka shkuar 40.9%
Artikulli tjetërMediat gjermane: 10 përqind më shumë votues, shqiptarët thyejnë skepticizmin ndaj politikës