Zgjedhjet parlamentare/ KQZ: Procesi po vazhdon kudo, edhe në qendrat e votimit ku pati ndërprerje

Procesi i votimit po vazhdon në çdo qendër votimi në vend, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Advertisements

Përfaqësuesja e KQZ-së tregon në një deklaratë për mediat: “Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problem. Tashmë procesi i votimit vazhdon, dhe në qendrat që kishte ndërprerje të përkohshme. Aplikacioni vijon të jetë funksional.

Operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat, jo vetëm për pjesëmarrjen, por dhe ecurinë e të gjithë procesit. Këto pajisje janë kthyer në mjete komunikimi”.

Advertisements

Përqindja e pjesëmarrësve në rang vendi, që deri në orën 16:00 është 38.59%, përfaqësuesja e KQZ sqaron se është vetëm nga të dhënat e 1612 qendrave të votimit, nga 5199 që janë në total. “E njëjta mënyrë e përcjelljes së rezultatit ka qenë e njëjta si në vitet e shkuara”, shton ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Fiona voton për herë të parë !”, Bujar Nishani “selfie” me vajzën në qendrën e votimit të Lundrës
Artikulli tjetërPas 2 orësh mbyllet procesi i votimit në gjithë vendin, Rama shkon pas Bashës në Durrës