‘Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit’.
Advertisements
Deklarata është bërë nga zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Florian Garo.
Ajo ka bërë thirrje që çdo qytetarë të dal dhe të votoj, pasi është momenti i secilit prej nesh.
Advertisements
Deklaratë e zëdhënëses së fushatës së PD, Floriana Garo:
Te dashur qytetare,
Kemi ende 3 ore të tjera për të votuar.
Kjo është mundësia jonë. Ne kemi vetëm më pak se 3 orë të tjera për të përcaktuar të ardhmen tonë.
Është një ditë e mrekullueshme në Shqipëri sot. Ne të gjithë kemi shumë shprese. Por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. E drejta për të votuar nuk duhet të anashkalohet sot.
I kërkoj çdo njërit prej jush të dalë dhe të votojë. Ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe do të ndikojë në jetët e të gjithëve për 4 vitet e ardhshme.
Mos e humbni këtë mundësi.
Mos u dorëzoni.
Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit.
Ky është momenti juaj.
Ky është momenti ynë.
Mos e humbasim këtë moment.
Dilni, dhe votoni!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!