Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka votuar e para sot në qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5, pranë vendit ku ajo jeton. Gjithashtu, ndër të parët që ka shprehur vullnetin e votës ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Advertisements
Kryemadhi dhe Meta kanë votuar në të njëjtën qendër votimi, ku edhe janë shkëmbyer për pak sekonda me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungoi as një koment nga kryetarja e LSI-së ”ta kalova president”.
Por ajo çfarë bie në sy është shmangia e të dyve duke mos u takuar. Në momentin e daljes së Kryemadhit, Meta e përshëndet me dorë për ta takuar, por nuk ka marrë asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila është larguar.
Advertisements
Në këtë mënyrë presidenti ka vijuar takimin me të pranishmit, dhe dha mesazhin e tij që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!