Shqipëria voton sot, si kurrë më parë në kushtet e një pandemie

Ora 7 e mëngjesit të sotëm, shënon hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Advertisements

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5,199 qendra votimi që do hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

Advertisements

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5% janë meshkuj dhe 49.5 janë ferma.

107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Kujtojmë se këtë zgjedhje do të zhvillohen në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 25 prill 2021
Artikulli tjetërVetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit, zbuloni cila politikane votoi e para në Tiranë