Atdheu vë në siklet Melisën, komenti që i bën për Andin

Melisa do të rikthehet shumë shpejt me një këngë të re dhe protagonist në klip duket se do të jetë edhe Andi, duart e te cilit shfaqen në një pjesë të promos së klipit.

Advertisements

Në lidhje me këtë detaj Atdheu ka ngacmuar Melisën duke shkruar se i ka borxh një unazë si e djalit në video e që i referohet Andit.

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, shkruan Atdheu duke e vendosur në siklet Melisën, e cila deri më sot është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut lidhjen e shumëpërfolur me Andin.

Advertisements

Megjithatë Melisa i nxiti më shumë thashethemet kur krah videos pak ditë më parë shkroi: “E ti po m’don A?”. Menjëherë fansat nisën të komentonin se ajo “A-ja” është për Andin dhe ky i fundit duket se e konfirmoi me stil me komentin e tij.

“Ai Astriti djalë i mirë”, i shkruan Irkenc Hyka, me të cilin Melisa ka bashkëpunuar për këngën e re. “Po Festim edhe unë këtë mendim kam”, ia kthen Andi shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë COVID 19’, Skënder Brataj jep alarmin
Artikulli tjetër10 truke për të hequr dorë nga varësia ndaj celularit, problem i madh viteve te fundit