Humbi jetën me Covid-19, miqtë e kolegët e mjekut endokrinolog mbjellin pemë ulliri në hyrje të spitalit(Foto)

Kolegët, shokët, miqtë e mjekut të ndjerë endokrinolog Geron Husi, i cili humbi jetën për shkak të co vid-19, kanë bërë një gjest prekës në kujtim të tij. Në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT është vendosur një pemë ulliri, me një mbishkrimin në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Advertisements

Babai i mjekut, duke folur në prani të gjithë kolegëve të të birit të ndjerë, iu drejtua me një apel të drejtpërdrejtë qeverisë.

Babai i Dr. Gerit kërkoi që mjekët të mos lëvdohen vetëm me fjalë të mira pas vd ekjes, por të shpallen dëshmorë të atdheut, pasi humbën jetën në lu ftë nga ar miku i padukshëm.

Advertisements

“Një falënderim të vecantë për kolegët miqtë e Gerit nuk lanë fjalë të mirë pa thënë për të e na e kanë lehtësuar pla gën e madhe ose gropën e madhe që është hapur.

Meqë i është vënë emri luftë të gjithë ata mjekë duhet të vlerësohen si dëshmorë të këtij kombi se ju u ndeshët me një ar mik të padukshëm nuk e di sa shteti do dijë ti vlerësojë ata që ikën por dhe ju“, tha babai i mjekut.

Dr. Geron Husi humbi betejën me kor onavirusin në datën 13 mars 2021, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar për kurim me shpenzimet e familjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSurprizon Blendi Fevziu, publikon foton e shumë viteve më parë dhe i sfidon të gjithë
Artikulli tjetërE shtuna nis me shi, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër