Blerja e votave/ Kandidati i LSI-së nuk pranon të dëshmojë, policia e shpall në kërkim

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Etjon Joka, është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk ka pranuar të dëshmojë në lidhje me videot ku ai shihej duke blerë vota, raportojnë mediat.

Advertisements

Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e sotme, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në.

Joka është thirrur për të dëshmuar, por nuk ka pranuar dhe tashmë është në kërkim nga policia. Pas publikimit të videove, ai doli me një reagim zyrtar, ku tha se videot ishin të montuara dhe ky ishte një su.lm politik ndaj tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më mungon”, Atdheu zbulon kush ia dërgoi mesazhin që përloti Antonelën
Artikulli tjetër“Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi”, Rama nuk i kursen komplimentat për Kiaran