Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë. Të fëmijëve tanë. Dita të sjellim ndryshimin dhe shpresën për vendin tonë

Në fjalën e tij para qytetarëve elbasanas, Basha tha se dita e diel do të ndryshojë të ardhmen e shqiptarëve.

Advertisements

Kreu i opozitës gjithashtu u bëri thirrje elbasanllinjve që të votojnë masivisht më 25 prill pasi asnjë nuk do t’u vjedh votat, shpresën dhe ndryshimin që do u kthej Elbasanin qytetarëve.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Elbasan:

Advertisements

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra në këtë mbrëmje të mrekullueshme kthehem në Elbasanin tuaj, në Elbasanin tim, në zemrën e Shqipërisë, zemrën që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit, fitoren më të bukur të Elbasanit, fitoren e familjeve dhe fëmijëve të Elbasanit. Vëllezër dhe motra 8 vite me radhë kam qenë pranë jush dhe me ju në ditët e një dimri pafund kur priteshin dritat e familjeve në lagjet më të vjetra të Elbasanit, kur shkurtohej ndihma ekonomike dhe hiqej buka e fëmijëve të Elbasanit. Unë nuk kisha veç fjalës asgjë për të ndalur lotët që rrokulliseshin të nënave të Elbasanit , 8 vite dimër marrin fund ditën e diel sepse këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo kryezemër e kombit të ushtojë në mbarë Shqipërinë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim. Bashkë për ndryshim! Fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e qarkut, në zemrën e Shqipërisë Elbasanin e fisnikërisë.

Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet, tuneli i Kërrabës. Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukur ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës kaskadën e Devollit. Dhjetëra mijëra familje të punësuara energji për Elbasanin për Shqipërinë. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit dhe të infrastrukturës në Dumrenë e bekuar nga Zoti dhe kudo anë e mbanë Elbasanit dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si rruga Qukës Qafë- Plloçë dhe projekti i përfundimit të korridorit të 8-të drejt Qafë- Thanës që me të drejtë e sheh Elbasanin siç është qendër dhe kryeqendër të vija Egnatia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE papritur/ Antonela lë vetëm Atdheun në takim, largohet me lot në sy nga mesazhi që i erdhi në telefon
Artikulli tjetër“Më mungon”, Atdheu zbulon kush ia dërgoi mesazhin që përloti Antonelën