“Do ia çoj direkt Berishës”/ Hapet makina e bllokuar në Dibër, brenda gjenden tufa plot me para (video)

Policia ka mbërritur në vendndodhjen e makiës në bllokuar nga mbështetësit e PD në Maqellarë.

Advertisements

Nga informacionet e para mësohet se brenda në makinë janë gjetur para, tufa me 50 mileksha të cilat dyshohet se po përdoreshin për të blerë vota.

Efektivi i Policisë ka vendosur disa piketa provash, ndërsa personi që filmon gjithçka live dëgjohet teksa u thotë shokëve se kanë gjetur “topa me 50-çe”.

Advertisements

Ndërsa vazhdon filmon, i rrëfen shokut të tij se videon do t’ja çojë drejtpërdrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Topa me 50-çe. Do ia çoj direkt Sali Berishës,”-dëgjohet ai në video. Sipas tij, paratë të gjitha ishin fshehur në kroskot.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Dibër, policia gjen shuma të mëdha parash në makinën që po blinte vota
Artikulli tjetër30000 euro rryshfet për tapinë, publikohet audiopërgjimi me Administratorin e Vaqarrit