“Ja u tregoj me fytyra, ata me perndiqnin prej 1 viti”/ Deklarohet në gjykatë autori, i cili plàgòsi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”

Agresori Rudolf Nikolla, që pla gos i 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë, ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës. Nikolla u la në bu rg ditën e sotme ndërsa avokati i tij e ka quajtur vendimin të padrejtë, sepse pretendon se klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Agre sori teksa ka folur për kr imin që ka bërë përpara gjykatësit, ka deklaruar se kishte kohë që e përndiqnin. Ai ka shtuar se klishe raste që i kanë marrë lekë. Gjithashtu ai ka pranuar se ka qenë i shtruar në spital dhe se për një kohë të gjatë ka marrë mjekime.

Pas dëshmisë së dhënë në gjyq, gjykatësi Lazër Sallaku vendosi për të masën e sigurisë “arrest me bu rg”.

Advertisements

“Nëse i paraqisni këtu, i njoh me fytyrë ata që më kanë ndjekur. Më kanë ndjekur dhe përndjekur u bë gati një vit. Nuk jam ndjerë mirë për këtë gjë. Kjo gjë ka qenë e vazhdueshme. Unë nuk është se desha të bëj atë gjë që bëra. Ata më kanë marrë lekë.

Kam qenë edhe në spital. Kam marrë dhe mjekime. Po kam qëndruar pak kohë. Kam pirë ilaçet rregullisht, kishte raste që i harroja. Atë ditë nuk kisha pirë ilaçet. Vetë i merrja ilaçet. Kam qenë në Tiranë, kurse familjarët janë në Klos. Vetë e them se më përndjekin”, deklaroi agres ori në xhaminë e Kavajës, Nikolla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAutoritetet ngrenë alarmin, cikloni tropikal po i afrohet një prej qyteteve më të populluara në kontinent
Artikulli tjetërMori vaksinën AstraZeneca, stilisti i njohur shqiptar tregon problemet shëndetësore që i ka shkaktuar