“Te ML-ja e zezë, nuk janë gjetur “sende të kundërligjshme”/ Policia nxjerr bllof Gazment Bardhin: Asnjë nga 10 ish-policët “e PD” nuk është nga Elbasani

Policia e Shtetit nxjerr bllof Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, i cili dje deklaroi se në makinën tip Mercedes Benz ML që u ndalua nga “struktura e mbrojtjes së votës në PD” kishte karta identiteti dhe para për blerjen e votave.

Advertisements

Sipas drejtuesit madhor Ardi Veliu, nga kqyrja që grupi i hetimit i ka bërë automjetit tip Mercedes Benz ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Kjo deklaratë e Policisë tregon se në makinën të cilën kishin ndaluar ish-ushtarakët dhe ish-policët pjesë e shtabit të PD në Elbasan, nuk ka pasur as para dhe as karta identiteti. Megjithatë, Veliu theksoi se Policia ka sekuesturar pamjet filmike të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Advertisements

10 persona janë arre stuar për këtë ngjarje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ai është Klement Xhaferri, i dyshuar si mbështetës i PS. Të arres tuarit janë:

1- Arbër Paplekaj;
2- Arjan Hoxha;
3- Pavlo Vuksani;
4- Emiljan Prenga;
5- Juljan Mataj;
6- Erald Guga;
7- Erjon Demushi;
8- Taulant Ymeri;
9- Roland Xhepa;
10- Nuredin Kasma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVràsjà në Elbasan/ Dëshmitarët: Fugonët e PD u bënin presion njerëzve në rrugë (foto)
Artikulli tjetërZgjedhjet e së dieles/ Prokuroria e Tiranës merr masa: Ligji do të zbatohet në mënyrë rigoroze, do të shtohen…