E BUJSHME! Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos preken serverat e Lapsi.al!

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Advertisements

Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al dhe vendimit të gjykatëses Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve të njohur, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN.

Në masën e sigurisë thuhet se autoritetet “nuk duhet të sekuestrojnë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“.

Advertisements

Ndërhyrja e GJEDN është një rast i paprecedent, sepse gjyakta ndërhyn vetëm në rastet më ekstreme.

Kujtojmë se media online Lapsi.al, botoi skandalin me përdorimin e të dhënave të qytetetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste. Databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet “patronazhistëve”.
Gazetarët kishin refuzuar dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK urdhëroi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media.

/TPZ.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëhet gati certifikata e vaksinimit që kërkohet nga BE-ja, ja si mund ta merrni dhe çfarë kërkohet
Artikulli tjetërKu po shkon Covid-i në Shqipëri? Ja si paraqitet gjëndja sot dhe rreziku i madh sipas ekspertit të njohur